Për herë të parë, festivali ”Sunny Hill” ikën Prishtina dhe zhvendoset në Tiranë. Lajmin e ka konfirmuar themeluesi i saj, Dukagjin Lipa, i ati i artistes botërore Dua Lipa.
Po ashtu edhe kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjete sociale thotë se Dua Lipa dhe të ftuarit e saj, do ndriçojnë netët e Tiranës.
“Lajm i mirë. Festivali “Sunny Hill” vjen në Tiranë, ku në javën e parë të gushtit Dua Lipa dhe të ftuarit e saj do të ndriçojnë netët e kryeqytetit me shkëlqimin e tyre. S’ka si Tirona jo”, shkruan Rama.
Tirana po kthehet në kryeqendër rajonale në Ballkanin Perëndimor.