Specialistja e ISHP-së Eugena Tomini ka folur lidhur me situatën e koronavirusit, në një periudhë që festat e fundvitit po afrojnë.
Sipas Tominit dhjetori përkon me pikun e shafqjes së infeksioneve, ndërsa thekson se duhet të shmangen grumbullimet gjatë festave.
“Dhjetori përkon me pikun e shfaqjeve të infeskionet. Situata është në alert dhe për shkak të infeskioneve të tjera. Nuk duhet të lejojmë që festat të sjellin grumbullime. “E premtja e zeze” ishte një realitet që nuk duhet ta pranojmë. Këtë vit duhet të festojmë brenda familjeve të vogla dhe të mos zgjerohemi më shumë”, u shpreh Tomini.