Tre persona që janë në mesin e 40 viktimave të shkaktuara nga përplasja e dy trenave në Greqi, janë familjarë me njëri-tjetrin. Mediat greke shkruajnë se dy prej tyre janë motra binjake, ndërsa i treti është djali i xhaxhait të tyre. Të tre kishin qenë për karnavalet në Athinë dhe po ktheheshin me tren në Selanik, kur dhe ndodhi aksidenti tregjik.
Identitetet e tyre nuk dihen ende. Zëdhënësi i Zjarrfikësve, Giannis Artopioos thotë se numri i viktimave mund të rritet dhe se nën rrënbojat e trenave ka të paktën edhe 20 të vdekur të tjerë.
Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnate në Greqi. Dy trena u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar një zjarr që deri më tani iu ka marrë jetën 40 personave. Një tren me 350 pasagjerë që po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut u përplas me një tren mallrash. Shkak për shpërthimin e zjarrit dyshohet se është bërë prerja e një kablli elektrik në njërën prej vagonët të trenit me pasagjerë që në momentin e përplasjes ka rezultuar fatal.