Fermeri: Feta grek bëhet me qumësht dele shqiptar

Fermeri Alban Çakalli tha në një intervistë në Euronews Albania se djathi karakteristik grek feta bëhet me qumësht dele shqiptar.

“Eksportohet me çmime jashtëzakonisht të mira dhe ka krijuar dhe brendin ndërkombëtar. Greqia brenda një viti eksporton mbi 615 milionë euro vetëm djath dhe gjizë dhe kjo është dyfishi i totalit të eksporteve të gjithë bujqësisë shqiptare,” – u shpreh fermeri.

Ai shtoi se sigurisht përdor edhe lëndën e vet, por qumështi i deles në zonën e jugut të Shqipërisë është burim kryesor për kompanitë greke.

Ndërkohë, Çakalli sqaroi se aktualisht fermerët e shesin qumështin me 60 lekë/kilogramë, ndërsa në market blihet me 190 lekë.

Të Fundit