Fermerët të hënën në protestë, kundërshtohet paketa fiskale për bujqësinë

Përshkallëzohet protesta e fermerëve të Myzeqesë, pas përplasjes që patën të premten e kaluar me policinë.

Sindikata e Fermerëve të Bashkuar, ka thirrur të gjithë fermerët e Myzeqesë dhe të zonave përreth, në një marshim proteste të hënën në orën 11:00 që do të fillojë nga vendi i quajtur Rotondo e Plastmasit deri para bashkisë së Lushnjës.

Në komunikatën e lëshuar nga Sindikata e Fermerëve të bashkuar, theksohet se qëllimi i protestës është të sensibilizojë qeverinë dhe opinion publik në lidhje me ndryshimet e paketës fiskale për vitin 2022 në fushën e bujqësisë.

Të premten, një grup fermerësh të zonës së Beratit, protestuan dhe u përplasen me policinë, në rrethrrotullimin e Plugut në Lushnjës, për shkak të çmimeve të larta dhe të pesticideve dhe plehrave.

Të Fundit