Po zhvillohet jashtë rradhe mbledhja e Këshillit Bashkiak në bashkinë e Maliqit, e organizuar për të diskutuar lidhur me situatën e krijuar nga përmbytjet e muajit nëntor 2025.
Burimet mediatike bëjnë me dije se prezentë në mbledhje janë edhe fermerë të Maliqit, të cilët po debatojnë me drejtuesit e kësaj bashkie lidhur me dëmet e shkaktuara nga përmbytjet e para.
Sipas tyre, numri i fermerëve të prekur është i madh dhe dëmet janë shumë të konsiderueshme në prodhimet bujqësore të cilat u janë shkatërruar.
Julian Guri një prej fermerëve potencial në territorin e bashkisë Maliq ju bën thirrje fermerëve të tjerë për rezistencë.
“Asnjë nuk duhet të lëvizë që këtu, ne duam përgjigje konkrete, le të vijë kush të dojë, çfarë do bëhet. Ku janë dëmshpërblimet?” – thotë mes të tjerash fermeri.
Në përfundim të mbledhjes pritet të shihet se çfarë do të vendoset për këtë çështje.
“Taksat tona paguhen. Pse nuk i ke lajmëruar të vijnë? Ti e di shumë mirë se në çfarë gjendje jetoj unë. Tani vetëm me polici hajde na nxirrni, sepse ne nuk ikim që këtu. Lajmëroni kë të doni, ne duam përgjigje konkrete se çrarë do të bëhet.
Kam një muaj e gjysmë që ju kam lajmëruar, i keni matur edhe tokat. Ku janë dëmshpërblimet? Hë mo më kthe një përgjigje, ça më rri ashtu. Ça të rrimë si hunjë këtu? Po ça të recitojmë këtu ne tani? Ti po reciton tani. Ne e dimë sa hektarë të mbyllur janë. Na thoni edhe të dimë ne që të vazhdojmë me protesta”, tha fermeri Julian Guri.




