Fermerët në protestë para Kuvendit, Rama i fton brenda: Kush do vijë të flasim

Këtë të enjte po mbahet seanca e radhës për buxhetin 2022 në Kuvendin e Shqipërisë. Por jashtë dyerve të Kuvendit, fermerët e Lushnjes po protestojnë, pasi janë kundër votimit të paketës së re fiskale.

Ndërkohë ata janë takuar në hyrje të Kuvendit me kryeministrin Edi Rama, i cili do të hynte në seancën plenare.

Kryeministri ka reaguar dhe ka ftuar një përfaqësi prej tyre për të hyrë brenda dhe për të zhvilluar një takim.

“Kush do vijë me mua të flasim brenda se këtu në rrugë nuk flitet. Kush do vijë tjetër, hajde mo…”, tha Rama mes të tjerash.

Të Fundit