Fëmijët rezultuan me salmonelë, hapet kopshti në Gramsh. Stafi ‘pezullon’ shërbimin e drekës

Pas disa ditësh pezullim për shkak të helmimit të ushqimit të kontaminuar me salmonelë, Kopshti Nr.1 në Gramsh ka rifilluar punën që prej ditës së djeshme.

Mësohet se janë rikthyer vetëm fëmijët që kanë rezultuar negativë nga analizat, ndërsa institucioni funksionon pa shërbim guzhine, pasi dreka është pezulluar. 17 fëmijë dhe anëtarë të stafit rezultuan pozitivë me bakterin ‘Salmonella Enteritidis’, ndërsa për 6 raste të tjera priten ende përgjigjet, sipas njoftimit të fundit të AKU-së.

Sipas AKU-së, mostrat e marra në fermën e prodhimit të vezëve dhe në kompaninë furnizuese kanë rezultuar negative, ndërsa prania e salmonelës është konstatuar vetëm në ambientet e kopshtit.

Të Fundit