Fëmijët në shtëpi, por E-albania nuk i gjen: prindërit sorrollaten nëpër zyra pa përgjigje

Jemi në Kamëz me qytetaren Flutura Neza, e cila ngre shqetësimin për djalin e saj, që është i martuar dhe ka dhe dy fëmijë. Sipas saj nga e-albania e djalit dhe nuses, nuk dalin fëmijët e tyre 9 dhe 5 vjec. Cifti rezulton pa fëmijë në e-Albania, ndërkohqë në certifikatën familjare fëmijët janë. Prindërit nuk mund të shkarkojnë certifikata personale për asnjërin prej fëmijëve. Ne shkuam në Zyrën e Gjendjes Civile në njësinë Paskuqan, ku na thonë, se në regjistrin e gjendjes civile, fëmijë janë, por në e-Albania nuk kanë dijeni, se cfarë ndodh.

Ne iu drejtuam me një kërkesë drejtorisë së AKSHI-t, për të zgjidhur këtë situatë absurde.

Të Fundit