Në emisionin e mbrëmshëm transmetuam kameran e fshehtë për situatën e kopshteve në Sarandë.Një qytetar kërkonte të regjistronte djalin 3 vjecar në kopsht, por është përballur me kushtet skandaloze. Fëmijë të vegjël flenë në shezllonë të përshtatur si krevatë.Në kopshtin “Soros” numër 2, vetë personeli pranon, se fëmijët flenë, luajnë e hanë në të njejtin ambient dhe nuk kanë as vend dhe as krevatë.E njejta situatë edhe në kopshtin numër 4, ku nuk kanë ardhur akoma krevatët për fëmijët.Sot Thoma Nika, zëdhënës i bashkisë së Sarandës, tha, se nuk është problem krevatësh, por hapësira, ndaj po shihet për ambiente të tjera me qira.Ai tha, se kjo do të parashikohet me buxhetin e vitit të ardhshëm.
- +355 67 220 8888
- [email protected]