Një fëmijë 6 muajsh ka mbetur i bllokuar brenda banesës në Berat. Burime për media bëjnë me dije se nëna ka qenë duke pastruar banesën, kur dera e blinduar është mbyllur nga era duke lënën nënën jashtë dhe fëmijën e vogël vetëm brenda.
Menjëherë, ashtu e frikësuar nëna ka thirru për ndihmë zjarrfikësit, të cilët kanë shkuar menjëherë dhe me anë të shkallëve kanë hipur në katin e tretë ku ndodhej brenda edhe fëmija 6-muajsh.
Nga ballkoni ata kanë hyrë në banesë dhe kanë hapur derën, ku nëna priste e frikësuar për të parë fëmijën, të cilin e kishte lënë vetëm për disa çaste.