Familjet shqiptare kërkojnë borxh tek të afërmit, banka zgjedhja e dytë

Familjet shqiptare parapëlqejnë të marrin lekë për nevojat e tyre tek të afërmit, më shumë se sa te bankat.

Më këtë përfundim del një sondazh i kryer nga Banka e Shqipërisë, ku 50% e të pyeturve thonë se kanë marrë hua tek njerëzit e tyre të afërm, dhe 44% kanë zgjedhur bankën për këtë qëllim.

Gjatë viteve të fundit, raportet e përcjella nga bankat flasin për rritje të kreditimit për individët, dukë lënë përshtypjen se zgjedhja e parë për të mbuluar nevojat e ndryshme, është bërë institucioni dhe jo rrethi familjar.

Shumat që ndahen në formën e borxhit në 42% të rasteve përdoren për blerje apo riparim të pronës, 34% për biznes dhe 24% për konsum.

Anketa është kryer në gjysmën e dytë të vitit 2024, dhe në 85% të rasteve ngarkesa e borxhit është më e ulët se 30% e të ardhurave mujore, ndërsa në 2% të rasteve borxhi ka një vlerë më të lartë pasi kalon më shumë se 70% të të ardhurave mujore.

Të Fundit