Familjarët dyshojnë tek mjalti, 4-vjeçari humb jetën në Vlorë

Një fëmijë 4-vjeçar ka ndërruar jetë të premten në Vlorë ndërsa nga ekzaminimi paraprak nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera në trupin e të miturit. Familja, e cila jeton në Palasë, e ka dërguar me urgjencë fillimisht deri në Orikum. Prej aty, ambulanca e Orikumit e ka transportuar fëmijën drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, por ai ka mbërritur pa shenja jete.

Sipas burimeve, 4-vjeçari prej disa ditësh kishte shfaqur simptoma si temperaturë, të vjella dhe diarre ndërsa vijojnë ekzaminimet e mëtejshme mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Detaje të reja dalin në dritë për rastin e trishtë të fëmijës 4-vjeçar që humbi jetën në Vlorë. Sipas familjarëve, fëmija dyshon se simptomat te i mituri janë shfaqur pasi ia kishte konsumuar mjaltë. Fëmija ka pasur të vjella të shumta, të cilat fillimisht u mendua se i kishin kaluar, por simptomat i vazhduan edhe në ditën e ndarjes nga jeta.

Kur u nis drejt qendrës shëndetësore në Dukat, fëmija mbërriti pa shenja jete, konfirmuar edhe nga mjekët. Ai u shoqërua më pas në Spitalin e Vlorës, në pediatrinë e madhe, por as aty nuk mund të bëhej asgjë për ta shpëtuar. Autoritetet shëndetësore presin rezultatet e analizave të biopsisë për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes së vogëlushit.

Njoftimi i Policisë

“U referuan materialet në Prokurori, pasi më datë 06.02.2026, në Spitalin Rajonal Vlorë, është çuar pa shenja jete një fëmijë 4-vjeçar. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera. Vijojnë ekzaminimet e mëtejshme mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të ndërrimit të jetës. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Të Fundit