Këngëtari i njohur Shpat Kasapi u nda nga jeta para disa ditësh pas një arresti kardiak, në Bergamo të Italisë.
Familja e këngëtarit ka qenë në pritje të procedurave të shtetit italian ndërsa drejtori i Milanit Igli Tare ka ndërhyrë personalisht për përshpejtimin e tyre që trupi i të ndjerit të kthehet më shpejt në Maqedoninë e Veriut.
Në lidhje me këtë familja Kasapi ka falënderuar publikisht drejtorin sportiv të Milanit ku ka qenë vëllai i këgëtarit që ka falenderuar publikisht Igli Taren.
“Këto janë ditë dhimbjeje të madhe për familjen tonë. Falënderojmë të gjithë ata që kanë qenë pranë nesh në këtë humbje të rëndë. Dua të shpreh falënderim publik për Igli Taren, bashkëkombësin tonë që bëri të pamundurën dhe ishte faktor kyç që trupi i Shpatit u kthye në kohë rekord në vendin tonë. Na është gjendur jashtëzakonisht shumë dhe e vlerësojmë pa masë këtë mbështetje”, tha vëllai i Shpatit, Albin Kasapi, për Sportmania.



