Në një njoftim zyrtar, Strukturat për Hetimin e Krimeve të Drejtorise së policisë Fier, menjëherë pas publikimit të pamjeve në emisionin investigativ “Stop”, referuan materialet në Prokurori për veprat penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, në ngarkim të shtetases Anila Haxhiu 51 vjeçe, me profesion notere.Nga veprimet e para hetimore, dyshohet, se Anila Haxhiu ka falsifikuar vulën e profesionit dhe dokumente të ndryshme. Për këtë cështje, vijon puna, në drejtimin e Prokurorisë Fier, për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.
- +355 67 220 8888
- [email protected]