Falsifikoi dokumentet e Ymerit, ish-zyrtari: Shkresën ta verifikonte drejtori

Gjykata e Posaçme vendosi këtë të shtunë masën “arrest në burg” për Gani Shehun, ish-drejtorin Juridik të Burgut të Peqinit.

Shehu ka pranuar në gjykatë se ka qenë ai personi që ka hartuar  shkresën për Viktor Ymerin bazuar në komunikimet që ka pasur me shefat e burgjeve në lidhje me vendet ku ka kryer dënimin.

Sipas Shehut shkresa është firmisur edhe nga drejtori dhe nëse do të ishin gabim vendodhjet e Ymerajt përgjatë viteve, mund ta kishte kthyer dhe atij i takonte verifikimi.

Ish-shefi juridik Gani Shehu dhe kartelisti Lulzim Kadiu i kanë shtuar më shumë orë pune këtij të dënuari, që të përfitonte lirinë sa më shpejt.

Viktor Ymeri bëri 25 vite burg për vrasjen e Arben Pajës dhe Ilir Xhungës. Lidhur me këtë ngjarje, pasi vuajti dënimin Ymeri u lirua nga burgu në 2019, por u rikthye sërish në burg në dhjetor të 2020, pasi SPAK rihapi hetimet për dy ekzekutimet e bujshme në 2005, të Vajdin Lame dhe Klodian Saliu. Ymeri është shpallur fajtor si një ndër autorët e kësaj vrasje.

Të Fundit