Fallxhorja ‘nxjerr’ Ilir Metën nga burgu: Herë më bëhet si dele, herë si qen

Jemi interesuar nëpër fallxhore, apo persona, që shohin filxhanë në Tiranë, për t’u interesuar për kandidatët e listës së hapur për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Të parës, një zonje në lagjen “Don Bosko”, i kemi kërkuar, që votat e Sali Berishës, t’ia kalojë Jorida Tabakut. Fallxhorja tjetër, në rrugën “Ali Demi”, me manovrat e saj, arrin ta nxjerrë Kreshnik Collakun e listës së demokratëve, deputet të sigurtë.

Për parashikimin e votave të 11 majit, jemi ndaluar edhe te një grua në Bulevardin e ri. Asaj i kemi thënë, që po punojmë për Partinë e Lirisë dhe këshillat për ca kokrra sheqer të kënduara, do të bëjnë mrekulli.Ndërsa në zonën e Shkozës i kemi thënë një zonje, që po punojmë për Erion Bracen dhe zonja na e “ngrohu zemrën”, duke na e nxjerrë Bracen deputet.

Të Fundit