Në Belsh banon një grua, e quajtur Kati, e cila jo vetëm të lexon fatin, por edhe ta bën atë të mbarë.Një e inflitruar e emisionit shkon ta takojë Katin dhe i thotë, se jeton në Gjermani, por kërkon të ndahet nga lidhja e saj 10 vjecare.Me pak sheqer e llastikun e të mbathurave, Kati e zgjidh fët e fët këtë problem.Po në Belsh, në fshatin Rrasë është edhe Zenepja, e cila me një cokollatë, disa qirinj e cëmcakiza, heq qafe burrin e të inflitruarit, që ka lidhje me një grua të martuar.Ndërsa në Yrshek, Mëzez, Diana të rilidh të inflitruarin me burrin, që do që ta lerë. Kjo do të ndodhë me cdo kusht, edhe nëse burrit në fjalë do i thyhet ndonjë këmbë a dorë.Disa para nën jastëkun e burrit, dhe ai hidhet sërish në krahët e të infltruarës, që “ka hallin”.
Në Tiranë në zonën e Astirit, zonja e quajtur Dëshira, t’i bën dëshirat realitet.Qytetari kërkon letrat italiane, por Diana ia bën pak të vështirë, pasi i thotë, se ka magji, ndaj nuk i ecin gjërat.Situata e tij e komplikuar do të zgjidhet me sheqer, kripë të zezë, hudhra e zhiva.Ndërsa në Babrru është Arifi, ai, që po të mori në dorë, i thua lamtumirë problemeve të jetës, duke të nxjerrë edhe fatin e vonuar.