Evi Kokalari: Turp të të vijë Sali Berisha, ju jeni të gjithë të mbaruar

Edhe pse qëndroi për rreth një vit krah kryetarit të PD, Sali Berisha, duket se zhvillimet e fundit në selinë blu ka bërë që Evi Kokalari të ndryshoj qëndrim.

Pas denoncimeve të bëra në rrjetet sociale për manipulime të zgjedhjeve të FRPD, Kokalari ka reaguar pas takimit që kreu i PD-së Sali Berisha pati me kreun e sapozgjedhur të FRPD Besart Xhaferri.

Kokalari e nis reagimin e saj me një thirrje ndaj Berishës duk shkruar “Trup të të vijë”. Kokalari e akuzon Berishën se ka legjitimuar gënjeshtrën, teksa thotë se e ka merituar Lulzim Bashën, i cili një vit më parë vendosi ta përjashtoi nga grupi parlamentar i PD.

Reagimi i plotë

Turp të të vijë Sali Berisha!! Ka një muaj që na ka rënë goja duke të thënë që po bëhen manipulime.
Kam tre muaj që të thashë që Kelliçi vodhi votat dhe përgjigjja jote ishte “eh sé 11 vota janë”
Grigels Muçollari ma ka thënë copë që këta të kryesisë donin njeriun e vet si kryetar dhe me ndihmën tende ia dolën. Sot ti legjitimove gënjeshtrën. E paske merituar Lulzim Bashën i dashur zotëri!!! Dhe boll u tallët me Primaret. Ju nuk keni konceptin bazë të konservatorizmit. Dhe vazhdoni me EPP. Shumë nga ne do e kishin për turp në këtë pikë që PD-ja të hiqej si konservatore. Tashti bëni sikur do luftoni Edi Ramën. Ju jeni të gjithë të mbaruar!!

Të Fundit