Aktivistja Evi Kokalari, mbështetëse e ish-kryeministrit, Sali Berisha, ka vendosur që të distancohet nga politika në Shqipëria. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo përmes një statusi në rrjetet sociale.
Kokalari bën me dije se do ti kthehet jetës në Amerikë që prej shtatorit e ka lënë pas dore.
“Kam vendosur të distancohem pak nga politika në Shqipëri. Megjithëse me mëndje dhe zemër jam aty ku vazhdon lufta për një opozitë të fortë, dua ti kthehem jetës time në Amerikë që kam që në Shtator që e kam lënë komplet mbas dore. Do vazhdoj të jem në komunikim të vazhdueshëm me anëtarët e Komisionit të Rithemelimit, gjithsesi jo më aq aktive sa më parë.
Me gjithë sulmet e katër muajve të fundit, një gjë është e padiskutueshme – miqësitë që kam krijuar në Tiranë vërtet më kanë ngrohur zemrën, dhe jo vetëm, mbështetjen që kam marrë nga njerëzit që kam takuar çdo ditë në rrugët e Tiranës dhe gjatë foltoreve, vërtet i kanë dhënë kuptim sakrificës së muajve të fundit.
Bashkatdhetarëve të mi në Diasporë; dua t’ju them që populli ynë është i varfër, kështu që angazhohuni seriozisht se kanë vërtet nevojë për ndihmë. Lërini mërite dhe urrejtjen e së kaluarës dhe mbështesni ata që po luftojnë për ditë për të shpëtuar pluralizmin.
Ndërkohë do vazhdoj të komunikoj opinionet e mia nëpërmjet medias sociale. Duke ju falenderuar të gjithëve për mbështetjen tuaj, Përzemërsisht, Evi”, shkruan Kokalari.
Kujtojmë se Evi Kokalari e ka shoqëruar ish-kryeministrin Sali Berisha thuajse në të gjitha “Foltoret” e mbajtura po shtu dhe në Kuvendin e 11 Dhjetorit./