Eva Buzo guxon sërish, nis udhëtimin me not nga Italia drejt Shqipërisë

Avokatja me origjinë shqiptare, Eva Buzo, e cila jeton në Australi, është rikthyer për të përfunduar sfidën e saj. Synimi i avokates është të përshkruajë me not brigjet nga Italia deri në Vlorë, sfidë të cilën nuk mundi ta përfundonte vitin e kaluar.

Ditën e djeshme, rreth orës 18:00 Eva ka nisur sfidën e lënë në mes vitin e kaluar, për të përshkuar me not distancën nga Lece deri në Vlorë.

Ajo është shoqëruar nga roja bregdetare dhe më pas dy mjetet tip gomone vijojnë ta shoqërojnë për të përfunduar misionin e saj.

Deri në orën 18:00, pra 24 orë udhëtim Eva ka përshkruar rreth 49 mije dhe është afër brigjeve shqiptare.

Sipas shoqëruesve të saj, asaj i duhen edhe 8-9 milje për të mbërritur në brigjet e Vlorës dhe mendohet se do të mbërrijë në bregdetin e Dhërmiut në orët e natës, rreth orës 01:00.

Gjendja e saj është e mirë, madje një mjet lundrues tip gomone i ka dërguar akullore, pasi sipas stafit ajo ka nevojë për këtë gjë, pasi kripa e shumtë në trup i kalcifikon fytin.

Të Fundit