Eugena Tomini, shefe e shërbimit të epidemiologjisë në ISHP emërohet zv.ministre e Shëndetësisë.
Vendimi është marrë në mbledhjen e qeverisë dhe është botuar tashëm në fletoren zyrtare.
Mësohet se Tomini nuk ka zëvendësuar asnjë prej zv.ministrave aktualë, por i shtohet ekipit aktual prej tre zëvendës ministrash në krahë të ministres Ogerta Manastirliu.
Kështu përveç Mira Rakacollit, Albert Nikollës dhe Bardhylka Kospirit do të shtohet edhe Eugena Tomini.