Randi Dumfor dhe ai i Kukësit, Kleandro Lleshi kanë shfaqur simptoma si të dridhura, ethe dhe të tjera gjatë ndeshjes.
KORÇË– Dy futbollistë, një lojtar i Skënderbeut dhe tjetri i Kukësit kanë përfunduar në spital pasi kanë pasur probleme shëndetësore. Futbollisti i Skënderbeut, Randi Dumfor dhe ai i Kukësit, Kleandro Lleshi kanë shfaqur simptoma si të dridhura, ethe dhe të tjera gjatë ndeshjes.
Për këtë arsye, kanë ndërhyrë stafet mjekësore në dhomat e zhveshjes. Më pas është lajmëruar autoambulanca, që i ka transportuar dy futbollistët në spitalin e Korçës. Ende nuk dihen detaje nga gjendja e tyre shëndetësore.