“Është normale” i shembet banesa një muaj pas ndërtimit, pronari i firmës s’do t’ja dije!

Jemi në një lagje të Kasharit, pasi Hyrjan Plaku tregon, se shtëpia e tij u dëmtua nga tërmeti i vitit 2019.Nga programi i rindërtimit përfitoi 34 milionë lekë nga shteti, për të ndërtuar një banesë të re. Ai lidhi kontratë me firmën “Xhuvani Hasrama shpk”, me shpresën, se do të ngrinte një shtëpi të fortë dhe të sigurtë për familjen.Por sapo u fut në banesën e re, muret nisën të çaheshin nga jashtë edhe nga brenda. Edhe dyshemeja kishte probleme. Pllakat ishin vendosur keq dhe në disa vende betoni kishte dalë në sipërfaqe. Për më tepër, disa pjesë të preventivit, si veranda dhe shtrimi i saj me pllaka, nuk ishin realizuar fare. I indinjuar, Hyrjani vendosi të denoncojë rastin. Ai tregoi, se kishte kaluar 22 milionë lekë nëpërmjet bankës, 8 milionë në dorë, dhe kishte mbajtur vetëm 4 milionë lekë për vete, për nevoja familjare. Por kur u përball me gazetarin, Amarildo Hasrama, djali i pronarit të firmës ndërtuese, e pranoi se kishte pasur disa dëmtime, por i justifikoi me tërmetet, që kanë ndodhur edhe pas ndërtimit. “Shtëpi tërmeti është ajo!” – u shpreh Amarildo, duke lënë të kuptohet, se cilësia e ndërtimit, nuk mund të ishte më e lartë se aq.

Të Fundit