“Është një skandal që e paguajnë qytetarët”, Rama: Pse e shkarkuam Erion Veliajn

Kryeministri Edi Rama komentoi në podkastin e tij ‘Flasim’ vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të rrëzuar dekretin e presidentit dhe vendimin e qeverisë për shkarkimin e kryetarit të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

Rama përsëriti qëndrimin e tij se, Kushtetuesja pas këtij vendimi duhet të lirojë kryebashkiakun dhe ta lejojë të gjykohet në gjendje të lirë në mënyrë që të vijojë punën, ndërsa hodhi poshtë të gjithë zërat lidhur me arsyet që e çuan qeverinë dhe PS drejt vendimit për shkarkimin e Veliajt.

“Dua të theksoj se çfarëdo është thënë, nuk ka thënë të vërtetën lidhur me arsyen e shkarkimin të kryetarit nga qeveria si rrjedhojë e vendimit të marrë nga PS në këshillin bashkiak. E vërteta është shumë e thjeshtë; Tirana duhet drejtuar, nuk mund të jetë një trup pa kokë. Kush ka në dorë të ndihmojë në zgjidhjen e këtij ngërçi absurd, duhet të kujtojë që kryeqyteti nuk mund të trajtohet si jetim. Ky është një skandal, që qytetarët e paguajnë një kosto të padrejtë”, tha Rama.

Të Fundit