Ervin Salianji voton nga burgu, thirrje qytetarëve: Votoni masivisht

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji i cili prej tetorit të vitit 2024 ndodhet në burg për kallëzim të rrem ka ushtruar këtë të diel të drejtën e votës.

Ai ka votuar nga burgu i Fierit, ku po vuan dënimin e tij.

Salianji ka dhënë edhe një intervistë të shkurtër, ku ka vijuar ta cilësoj dënimin e tij si një vendim politik dhe hakmarrje personale të Edi Ramës, Ai ka bërë gjithashtu thirrje për votim masiv të qytetarëve.

Gjithashtu Salianji ka pretenduar se atij i është refuzuar leja e posaçme.

Të Fundit