Teksa pritet të fillojë mbledhja e grupit parlamentar të PD, ka ardhur edhe reagimi i parë i deputetit Ervin Salianji.
Teksa po futej në selinë blu, ai është pyetur nga gazetarët për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, ku PD nuk fitoi në asnjërën nga 6 bashkitë, madje në 5 prej tyre ka dalë forcë e tretë.
Siç mund të shihni në videon e mëposhtme, deputeti Salianji nuk ka preferuar të flasë por iu është përgjigjur gazetarëve më një fjali të shkurtër.
“Ditë e tmerrshme”,-dëgjohet të thotë Salianji.
Procesi i numërimit ka përfunduar pasditen e sotme dhe Partia Socialiste ka marrë 5 bashki, ndërsa “Shtëpia e Lirisë” ka marrë vetëm 1 bashki, atë të Shkodrës.