Ervin Salianji: Asnjë miligram gjak, asnjë centimetër e kësaj godine nuk vlen më shumë se jeta e demokratëve!

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, nga një video mesazh i realizuar brenda godinës ka akuzuar Sali Berishën për “dhunën dhe shkatërrimin e selisë”.

Ai tha se ish-kryeministri po përdor demokratët, por se gazi dhe dhuna nuk janë zgjidhje.

Sipas Salianjit, mbështetësit e Berishës kanë përdorur çdo mjet dhune ndaj PD-së, burrave dhe grave që kanë punuar për PD-në dhe që zgjidhjen nuk e mendojnë se vjen nga dhuna, gurët dhe përplasjet.

“Asnjë milimetër gjak, asnjë centimetër e kësaj godine nuk vlen më shumë sesa jetët e çdo demokrati. Vendosja e tyre duke mos pyetur për asnjë lloj limiti”, ka deklaruar ai.

Ervin Salianji nga selia e PD:

Nga selia e PD ku per fat te keq nje grup ish zyrtaresh te larte te PD përdorën çdo mjet dhune ndaj PD e përfaqësuesve të saj, burrave e grave që kanë punuar për PD, te ciket zgjidhjen nuk e mendojnë që vjen nga dhuna e nga gurët e përplasjet e nga rriskimi i jetës së çdo demokrati.

Asnjë mm gjak e asnjë cm i kësaj godine nuk vlen me shumë se sa jetët njerëzore të çdo demokrati.

Vendosja e demokratëve në këtë situatë duke mos pyetur per asnje lloj limiti njerezor tregon se si janë ata qe për fat të keq që kanë dalë përballë demokratëve duke shfrytëzuar elementet e një dëshpërimit të thellë që ka sjellë mos fitorja e zgjedhjeve apo vendimarrje e gabuar e lidershipit.

Por kjo nuk është zgjidhja që gjithësecili pjesëmarrës në këtë mbledhje të jetë i mbytur nga gazi lotsjellës apo në kushte të tmerrshme të një dhune verbale e agresioni me gurë e cdo element tjetër

Nëse këto quhen protesta paqësore imagjino se cfarë mund të thuhet. Në cdo centimetër që të rrotullohesh në këtë godinë gjenden vetëm shenja e dhunës

Të Fundit