Erion Veliajn e dërgojnë në spital për analiza

Kryetari i arrestuar i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është dërguar ditën e sotme në një spital privat në qytetin e Durrësit, pas disa shqetësimeve shëndetësore që ka shfaqur gjatë ditëve të fundit në paraburgim.

BW konfirmon se Veliaj iu nënshtrua disa ekzaminimeve dhe analizave mjekësore dhe qëndroi në klinikë për rreth dy orë.

Pas përfundimit të kontrolleve, ai është rikthyer në ambientet e paraburgimit të Durrësit, ku ndodhet aktualisht.

Erion Veliaj u arrestua mesditën e 10 shkurtit me urdhër të SPAK. Ndaj tij rëndojnë akuzat si korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Të Fundit