Erion Veliaj kërkon lirimin nga qelia, ankimon vendimin “arrest me burg”

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka ankimuar vendimin e masës së sigurisë të datës 12 shkurt, ku iu komunikua “arresti me burg” në Gjykatatën e Posaçme.

Ankimimi është bërë nëpërmjet avokatit të tij, Ermir Beta.

Mësohet se ankimimi është nisur me postë.

Veliaj u arrestua me urdhër të SPAK më 10 shkurt. Më 12 shkurt, atij iu komunikua masa e sigurisë “arrest me burg” gjatë seancës së rivlerësimit në GJKKO.

Pas vendimit, Veliaj u dërgua në paraburgimin e Durrësit.

Të Fundit