Deputeti socialist Erion Braçe është nxehur me opozitën e cila kërkoi me këmbëngulje një mocion me debat për bllokimin e fondeve të IPARD. Braçe tha se kërkesa e tyre është rrëzuar dhe se duhet të vijohet me rendin e ditës.
Ndërkohë, ligjvënësi socialist tha se ata që janë zgjuar për bujqësinë duhet të flenë gjumë akoma, ndërsa shtoi se kur ai fliste për bujqësinë opozita tallte menderen.
“Kjo çështje u diskutua dhe u votua. Nuk e di pse diskutohet.
Kjo gjë mbaroi, nëse ka pikë tjetër të rendit të ditës unë them të vazhdojmë.
Me qellim që të ekonomizojnë kohën dhe të flasim për atë që janë në rendin e ditës.
Ka midis tyre pika që mund të flitet për bujqësinë dhe ekonominë. Kush është zgjuar sot për bujqësinë, keq me vjen por duhet të flejë akoma.
Se modestish kur unë çohesha dhe flisja për bujqësinë tallnin menderen andej matanë. Kaq e thjeshtë është”, tha Brace.