Erërat e forta shkatërruan gjithçka, pamje të frikshme nga Turqia, 4 të vdekur

Erëra të forta kanë përfshirë disa zona të Turqisë, duke shkatërruar gjithçka.

Mediat turke raportojnë se veç dëmeve materiale janë shënuar edhe viktima, e ka njerëz të plagosur.

Zyra e Guvernatorit të Stambollit ka informuar se 4 persona kanë humbur jetën dhe 19 të tjerë janë plagosur, ku 3 prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Kjo fatkeqësi natyrore paralizoi jetën në Stamboll, dhe nëpër rrjetet sociale po qarkullojnë video të çative që fluturojnë dhe kamionëve që përmbysen.

Në Avcılar, një anije mallrash humbi kontrollin për shkak të erës së fortë dhe u përplas në skelë.

Në deklaratën e IMM-së thuhet se “fluturuan 33 çati, 192 pemë, 52 semaforë dhe sinjalistikë drejtimi, ranë dhe 12 automjete u dëmtuan.

Në deklaratën e bërë nga zyra e Guvernatorit të Stambollit thuhet se, “Për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike të shkaktuara nga era e fortë juglindore, e cila ka hyrë në fuqi që nga orët e mëngjesit, fatkeqësisht kanë humbur jetën 4 persona, mes tyre 1 shtetas i huaj dhe 3 shtetas vendas. Të lënduar kanë mbetur edhe 19 qytetarë”.

Të Fundit