Kryeministri Edi Rama dhe presidenti turk Recep Tayyip Erdogan kanë dalë në konferencë për mediat në Tiranë.
Gjatë fjalës së tij, Erdogani falënderoi kryeministrin Rama për mikpritjen, të cilin e quajti mik. Ndër të tjera, presidenti turk theksoi se’ Xhamia e Namazgjasë është një dhuratë Turqisë për motrat dhe vëllezërit tanë myslimanë në Shqipëri’.
“Jam i nderuar që jam në vendin mik dhe vëllazëror. Vjet festuam 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike. Marrëdhëniet tona shtrihen përtej në shekulli, sot thelluam më tej partneritetin tonë strategjik.
Shkëmbyem pikëpamje të hollësishme, gjithashtu me deklaratën e përbashkët thekusan vendosmërinë tonë, për të avancuar bashkëpunimin me tre marrëveshjet që nënshkruam.
Ne i shohim nismat tona si hapaqë do rrisnin mirëqënien e popujve tanë.. Ramë dakord të vijojmë operimin ne shëndetësi, gjithashtu do ofrojmë mbështetje për FA në Shqipëri, partnerit tonë strategjik dhe aleatët tonë të NATO-s.
Sot me mikun tim Edi Rama do të hapim xhaminë e Namazgjasë, një dhuratë e Turqisë, e cila është dhuratë për motrat dhe vellëzërit tanë muslimanë në Shqipëri. Falënderojmë ata që kontribuuan.
Xhamia më e madhe në Ballkan do të jetë një vend ku do të mbizotërojë paqja. Falënderoj mikun tim Rama për mikpritjen e sinqertë”, u shpreh Erdogan.