Erdogan u kërkon falje për herë të parë të prekurve nga tërmeti: Nuk mundëm të punonim siç donim

Presidenti turk, Tajip Erdogan, i ka kërkuar falje qytetarëve të prekur nga tërmeti për vonesën në operacionet e shpëtimit dhe dhënien e ndihmave.

“Për shkak të destruktivitetit të lëkundjeve dhe kushteve të këqija të motit, për shumë ditë nuk mundëm të punonim siç donim në Antijaman. Kërkoj falje për këtë ”, tha presidenti turk gjatë vizitës së tij në provincë, tre javë pas tërme që vrau më shumë se 44 mijë persona.

Ndërkohë, Turqia është goditur nga një tjetër tërmet mesditën e sotme. Sipas mediave vendase mësohet se një tërmet me magnitudë 5.6 goditi provicën turke të Malatyas duke lënë të vdekur një person si dhe duke shkatërruar dhjetra banesa.

“Fatkeqësisht, një bashkëqytetari ynë humbi jetën, 69 të lënduar u dërguan në spitale”, tha në një konferencë për media shefi i shërbimit, Yunus Sezer.

Të Fundit