Endri Shabani publikon marrëveshjen e koalicionit: Lapaj s’e mbajti premtimin

Kreu i Nismës Thurrje, Endri Shabani, ka reaguar sërish në lidhje me përplasjet brenda koalicionit për çështjen e mandatit në Tiranë dhe personit që duhet ta mbajë atë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Shabani ka shpërndarë marrëveshjen e nënshkruar mes Nismës Thurrje dhe partisë “Shqipëria Bëhet” të Adriatik Lapajt, duke theksuar se në asnjë pikë të saj nuk parashikohet se Zeqir Kordhoni është i detyruar të japë dorëheqjen nga lista e mbyllur.

“SHB pretendon se premtimi i Adriatikut për dorëheqje nuk ka qenë pjesë e marrëveshjes së koalicionit. Po as premtimi i Zeqirit nuk ka qenë. Atëherë pse i kërkohet dorëheqja Zeqirit, por jo Adriatikut? Apo funksionon parimi: ‘bëj si të them unë, jo si bëj unë’?”, shkruan Shabani.

Ai thekson se marrëveshja nuk përfshin asnjë detyrim ligjor për dorëheqjen e kandidatëve të listës së mbyllur, por 46 prej tyre kishin dhënë një “zotim moral” për të hapur rrugë për kandidatë të tjerë.

“Një zotim moral, jo ligjor. Një fjalë e dhënë, si ajo e Adriatikut. Dhe në këtë vend, fjala ka qenë gjithmonë më shumë se një firmë në letër. Ka qenë besa. Nëse kryetari nuk mban fjalën, me ç’të drejtë kërkon nga të tjerët që ta mbajnë të tyren?”, shkruan ndër të tjera Shabani.

POSTIMI I PLOTË:

Sqarim publik SHB pretendon se premtimi i Adriatikut për dorëheqje nuk ka qenë pjesë e marrëveshjes së koalicionit. Po as premtimi i Zeqirit nuk ka qenë. Atëherë pse i kërkohet dorëheqja Zeqirit, por jo Adriatikut? Apo funksionon parimi: “bëj si të them unë, jo si bëj unë”? Për ata që janë të interesuar, më poshtë gjeni marrëveshjen e nënshkruar. Aty nuk thuhet askund që kandidatët e listës së fiksuar janë të detyruar të japin dorëheqjen. As për Zeqirin, as për ndonjë tjetër. Por është fakt që 46 kandidatë të listës së fiksuar dhanë fjalën e tyre që do të dorëhiqeshin për t’u hapur rrugë kandidatëve të listës së hapur. Një zotim moral, jo ligjor. Një fjalë e dhënë – si ajo e Adriatikut. Dhe në këtë vend, fjala ka qenë gjithmonë më shumë se një firmë në letër. Ka qenë besa! Nëse kryetari nuk mban fjalën, me ç’të drejtë kërkon nga të tjerët që ta mbajnë të tyren?

Të Fundit