Emri/ Vajza doli për gjah me të atin, vritet nga rrufeja 16-vjeçarja

Një vajzë adoleshente në Florida humbi jetën pasi u godit nga një rrufe teksa kishte dalë për gjueti së bashku me babain e saj.

16 vjeçarja Baylee Holbrook dhe i ati po qëndronin nën një pemë për t’u ruajtur nga shiu, kur u goditën nga rrufeja në zonën Putnam.

Babai i vajzës humbi vetëdijen gjithashtu nga rrufeja dhe kur u zgjua pa adoleshenten në gjendje të rëndë. Ajo u dërgua me urgjencë në spital, por fati i saj tashmë ishte shkruar dhe nuk mundi të mbijetonte.

Mesatarisht 28 njerëz në SHBA vdesin çdo vit nga goditjet e rrufesë, sipas të dhënave të mbledhura nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

CDC vuri në dukje se Florida, Teksasi, Kolorado, Karolina e Veriut dhe Alabama kanë më shumë vdekje nga rrufeja dhe se 73% e tyre ndodhin gjatë muajve të verës.

Të Fundit