15-vjeçari, Erjon Boba i cili u plagos pak ditë më parë me thikë në Durrë ka ndërruar jetë këtë të enjte. I mituri prej ditës së diele u transferua në spitalin e Tiranës për mjekim më të specializuar por nuk arriti t’iu mbijetonte plagëve dhe ka ndërruar jetë pasditen e sotme.
“Në Ranimacionin Qendrore të Spitalit Nënë Tereza, ka ardhur nga qyteti Durrësit 7 ditë më parë për ndihmë mjeksore shtetasi i mitur Erjon Boba 15 vjec, i cili kishte një plage në trup në pjesën e gjoksit, goditje me thikë.
Dhe për pasojë ditën e sotme ka ndërruar jete. Në lidhje me këte problematikë u njoftua ambulanca morgut, si dhe DVP, Durrës. Po kryhen veprimet hetimore”, njofton QSUT.
Adoleshenti 15-vjeçar u plagos me thikë gjatë një konflikti për motive të dobëta më datë 25 nëntor në lagjen nr. 14/1, në rrugën “Lugina e Karavastasë”. Autori i dyshuar është një 14-vjeçar, i cili pas disa orësh kërkimesh u kap dhe u vu në pranga.
I mituri akuzohet për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.



