Një oficer i patrullës së përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.2 në Tiranë ka rënë në prangat e policisë, pasi në automjet iu gjet një sasi kokaine.
Mësohet se është arrestuar Elefterios Sullaj, pas një hetimi disa mujor të kryer nga SPAK, në bashkëpunim me policinë gjyqësore pranë Drejtorisë së Hetimit dhe Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave.
Bashkë me oficerin e patrullës, në pranga janë vëne edhe dy personat me të cilët ai ndodhej në makinë, Mikel Zhegu dhe Eris Tafa.