EMRI/ Toka, godinë 3-katëshe dhe llogari bankare, sekuestrohet pasuria e të dënuarit

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Durrës, ka sekuestruar pasuritë me vlerë rreth 50 milionë lekë të reja, të cilat dyshohet se burojnë nga aktiviteti kriminal i shtetasit Muhamed Falli.

Ky person rezulton i dënuar në shtetin italian për veprën penale të “Trafikimit të narkotikëve”.

Pasuritë e sekuestruara përfshijnë një godinë 3 katëshe dhe tre pasuri të paluajtshme me sipërfaqe 133m2, 492 m2 dhe 165 m2. Nën sejuestro kanë përfunduar dhe llogaritë bankare të familjarëve të afërt të këtij personi.

Pasuritë e sekuesruara:

Pasuria e paluajtshme me sip 133m2, Zonë kadastrale 8512, me vendndodhje rruga Taulantia Durrës, në emër të shtetases K.F.

Pasuria me sip 492m2, Zonë Kadastrale 8515, me vendndodhje në lagjen nr.14 Shkozet, Durrës, në emër të shtetasit M.F.

Pasuria me sip 165m2, Zonë Kadastrale 3385, me vendndodhje Golem, Kavajë, në emër të shtetasit M.F.

Pasuria objekt informal, ndertësë 3-katëshe në proces legalizimi, e vendosur mbi sipërfaqen e truallit 498 m2 në emër të shtetasit M.F.

Si dhe disa llogari bankare në emër të subjektit M.F., e të afërmve të tij.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, në zbatim të prioriteve për konfiskimin e çdo pasurie që buron nga veprimtaria e paligjshme sipas parashikimeve të ligjit “Antimafia”, vazhdon hetimet me qëllim identifikimin e pasurive të tjera mbi të cilat mund të procedohet sipas parashikimeve të këtij ligji.

Të Fundit