EMRI/ Solli 19.4 kg kanabis nga Tajlanda drejt Shqipërisë, arrestohet 39-vjeçari

Është finalizuar me sukses operacioni policor antidrogë i koduar “Pako 6”, që kishte si objektiv goditjen e rasteve të trafikimit të lëndëve narkotike të llojit kanabis me përqindje të lartë THC, që synojnë tregun vendas.

Pas kryerjes së hetimeve, u bë e mundur arrestimi i Dhimitër Shehut, 39 vjeç, banues në fshatin Kras, Tepelenë.

I arrestuari kishte udhëtuar nga Tajlanda drejt Shqipërisë dhe, në momentin e mbërritjes në Pikën Kufitare të Rinasit, u kap me një valixhe që përmbante 19.4 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar kanabis me përqindje të lartë THC. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Policia po vijon hetimet për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë në këtë rrjet të trafikimit ndërkombëtar të drogës.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Të Fundit