EMRI/ Shqiptari në Zvicër vret gruan, më pas i vë flakën shtëpisë dhe vetes, lë 4 fëmijë jetim

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Zvicër, ku një shqiptar i Kosovës ka vrarë bashkëshorten e tij dhe më pas vetën.

Ai është Ramiz Berisha, 42-vjeçar nga Malisheva, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri ndaj bashkëshortes së tij 38-vjeçare, e cila po ashtu ishte nga një fshat i kësaj komune.

Më pas, ai i ka vënë flakën shtëpisë dhe nga forcat zjarrfikëse është gjetur dhe vet i vdekur.

Çifti ka katër fëmijë të mitur, që tani kanë mbetur pa prindër. Mediat lokale raportojnë se pas të shtënave, i dyshuari ka dalë jashtë shtëpisë dhe ka shtënë sërish me armë, për t’u futur më pas brenda.

Pak më vonë, shtëpia është përfshirë nga flakët, dhe pas ndërhyrjes së shërbimeve emergjente, brenda saj janë gjetur dy trupa të pajetë. Fatmirësisht, katër fëmijët e mitur nuk kanë qenë aty kur ka ndodhur ngjarja.

Gjatë incidentit, krahas armës së zjarrit, dyshohet se autori ka përdorur edhe një granatë.

Ky detaj rrit dyshimet se ngjarja ka qenë e mirëplanifikuar dhe e përgatitur paraprakisht.

Të Fundit