Një punonjës policie është arrestuar me akuzën ër veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”. Në pranga ka rënë Geraldo Nela, 24 vjeç, me detyrë Trupë shërbimi pranë Komisariatit të Policisë Cërrik.
Ai u arrestua pas një kallëzimi nga shtetasi S. K., me banim në Marinzë, Belsh, i cili pretendonte se gjatë një kontrolli të ushtruar pranë familjarëve të tij, më datë 20.12.2022, këtij shtetasi i ishte vjedhur një shumë prej 30 mijë euro në ambjentet e jashtme të banesës në pronësi të tij.
Në cilësinë e provës materiale u bë sekuestrimi i shumës prej 30 mijë euro që ky punonjës policie ia kishte vjedhur shtetasit S. K.
Njoftimi i AMP:
Më datë 21.12.2022, nga Drejtoria Rajonale e AMP-së Elbasan-Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, u krye arrestimi në flagrancë për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën” parashikuar nga neni 135 i Kodit Penal, i punonjësit të policisë:
• Inspektor G. N., 24 vjeç, me detyrë Trupë shërbimi pranë Komisariatit të Policisë Cërrik.
Arrestimi i këtij shtetasi u krye në kushtet e flagrancës në kuadër të veprimeve procedurale të autorizuara nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, në lidhje me kallëzimin e shtetasit S. K., me banim në Marinzë, Belsh, i cili në kallëzimin e tij pretendonte se gjatë një kontrolli të ushtruar pranë familjarëve të tij, më datë 20.12.2022, këtij shtetasi i ishte vjedhur një shumë prej 30 mijë euro në ambjentet e jashtme të banesës në pronësi të tij.
Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u bë sekuestrimi i shumës prej 30 mijë euro që ky punonjës policie ia kishte vjedhur shtetasit S. K.
Materialet hetimore janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprime të mëtejshme.
AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.