Qytetari i cili kërcënoi se do të hidhej nga Muzeu Kombëtar në qendër të Tiranë i është bindur negociatave me efektivët e policisë dhe ka zbritur nga lartësia.
Mësohet se Admir Jahelezi, i cili kërcënoi të kryejë aktin ekstrem, pretendonte se nuk i është firmosur një kontratë pune.
“Shtetasi A. J., zbriti nga ndërtesa pa probleme”, konfirmon policia në një njoftim të dytë.
Në vendngjarje shkuan sherbimet e ambulancës dhe zjarrfikses.