Skualifikohen nga gara 4 kandidatët për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Lajmin e konfirmoi ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha në Komisionin e Sigurisë, ku u shpreh se 4 kandidatë janë skualifikuar nga gara për kreun e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Burime nga Policia e shtetit thanë se 4 kandidatët janë skualifikuar për mos plotësim kriteresh.
Emrat e të skualifikuarve:
Shemsi Prençi
Ibrahim Disha
Hajrulla Xhivini
Sami Rasha.
Ministri Hoxha tha se është i pakënaqur me rezultatet e deritanishme të policisë, por theksoi se policia që ai ka gjetur kur mori detyrën, është e konsoliduar dhe profesionale.
“Nuk jam i kënaqur me rezultatet e deritanishme të policisë, por policia është na lartësinë e detyrës dhe do të përmirësohet në ditët në vijim. Kam gjetur një polici të konsoliduar e profesionale”, tha ministri.
Hoxha foli dhe për ngjarjet kriminale të ndodhura gjatë verët, ku tha se kanë ndodhur 12 vrasje dhe janë zbardhur 10 prej tyre. Ministri foli edhe për vrasjen e Egli Progës në Pogradec.
“Në 2024 janë regjistruar 28 vrajse nga 35 që kishte në 2023. Unë insistoj tju informoj për secilën ngjarje. Ngjarja e Fierit për motive të dobëta autori i arrestuar. Tropojë për motive të dobëta, autori i arrestuar. Ngjarja e Memaliajt, përçon te ne një alarm këmbane një vrasje që ndodhi në qytet. E gjithë policia është angazhuar në zbardhjen e plotë të saj. Autori ende i pa arrestuar. Tiranë 8 gusht 2024, në azilin e të moshuarve dyshohet se e ka goditur në kushte konfliktkti janë arrestuar dhe Pogradec, 3 shtetas të arrestur për pengimin e së të vërtetës. Veprimtaria e Policisë në këtë vendngjarje është brenda standardeve. Edhe ju tentuat ta manipuloni këtë situatë. Velipojë në një debat të momentit krijohet një konflikt, të arrestuar 2 shtetas në kërkim 2 të tjerë. Vijmë te ngjarja tjetër në Memaliaj për motive të dobta, janë arrestuar 4 persona dhe ngjarja është e zbardhur plotësish“, tha Hoxha.