EMRAT| 30 mijë euro një kg kokainë, shkatërrohet grupi kriminal në Tiranë

Pesë persona janë vënë në pranga nga policia e Tiranës nën akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Në kuadër të operacionit të koduar “Kodra e Diellit” u arrestuan shtetasit Donald Muhamuçi, Ermal Lamaj, Kostaq Murtaj, Olsi Mylka, Shemsi Proda dhe u sekuestruan 2 kg e 300 gr lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 3 automjete, si dhe 4 aparate celulare.

“Në rrugën “Rrapo Hekali”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasit e lartpërmendur, dhe një çantë brenda të cilës dyshohej se kishte lëndë narkotike të llojit kokainë. Gjatë kontrollit të çantës janë gjetur 2 pako me lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, me një peshë totale 2 kg e 300 gr. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, siguronin lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë në sasi të mëdha, dhe më pas e shisnin atë rreth 30 mijë euro kg, në vende të ndryshme në Tiranë”, tha policia.

Të Fundit