Mes protestave dhe humorit politik!
Projekti i një parku lojrash pranë kodrave të Liqenit Artificial në Tiranë është bërë objekt i protestave qytetare. Gazetarët e Stop sjellin një vëzhgim të këndeve të lojrave në kryeqytet përballë vizionit të kryeministrit Rama. Më pas satirizohen batutat politike: një thënie e Taulant Ballës dhe Edi Ramës në Korcë.
Shkodër: noter, avokat apo dy ne një?!
Gazetari i Stop, ka udhëtuar drejt Shkodrës dhe trajton rastin e abuzimit me ligjin nga ana e një noterje. Materiali i filmuar me kamera të fshehtë tregon, sesi noterja Lumturie Hoxha pranon që mund të bëjë vetë edhe rolin e avokatit. Kryetarja e shoqatës së noterëve Mimoza Sadushi deklaron, se një akt i tillë nuk lejohet ligjërisht.
Policia që duam dhe tre versione për shifrat e alkoolit!
Në këtë pjesë të emisionit vijnë 3 raste të kontrollit policor të drejtuesve të automjeteve për konsumim alkooli. Në të treja rastet shifrat, që deklarojën policët për nivelin e lejuar të alkoolit, janë të ndryshme.