STOP – EMISIONI 24 – Stop
STOP

STOP – EMISIONI 24

Kryeministri Rama në QSUT dhe debati për zjarrëfikëset! 

Kryeministri Rama ishte sot në Qendrën Spitalore Universitare, pasi e kishte anuluar këtë vizitë pak ditë më parë në minutën e fundit.Në seancën e sotme parlamentare Rama tha, se kush nuk voton Reformën në drejtësi, do të përvëlohet.Më pas në këtë pjesë të emisionit, trajohet debati mbi efikasitetin e zjarrfikësve.

 

Mjekët, si merret firma për leje pune!

Me anë të kameras së fshehtë tregohet, sesi mjeku jep një leje pune me 3 firma, pa qenë nevoja, që personi t’i nënshtrohet ekzaminimeve të kërkuara.Personazhi ynë ka arritur ta marrë lejen e punës, duke shmangur procedurat.

 

Transporti i të burgosurve në Krujë dhe problemet në hipoteka!

Gazetarët e STOP sjellin pamje të transportit të të burgosurve në burgun e Krujës, që të kujtojnë periudhën e mesjetës.Më tej ngrihet problemi i hipotekave. Me 200 lekë të reja mund të marrësh vendimin për pronën në gjykatë, por që të ta mrrë hipoteka, duhen dhe 3700 lekë të reja.

Previous ArticleNext Article

1 Comment

Lini një Përgjigje te elion Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *