Emigranti kthehet për pronat…shokohet kur sheh në emër të kujt kanë kaluar!

Qytetari nga Durrësi Hysni Hushi denoncon se, ndërsa dy prona të tij janë certifikuar normalisht, pjesa tjetër e pasurive, ka rezultuar në emër të një personi krejt tjetër. Sipas përgjigjes së ASHK Durrës, pronat figurojnë me pronar Përparim Selimusain, banor i Qerretit. Por ky i fundit, para noterit, ka deklaruar, se nuk ka dijeni dhe nuk ka autorizuar askënd për veprime, lidhur me këto pasuri.Megjithatë, ASHK i ka komunikuar Hushit, se nuk mund të kryejë veprime, pasi pronat janë në emër të dikujt tjetër, dhe për të vazhduar procedurat, ai duhet të paguajë tarifat e kalimit të pronësisë, edhe pse personi në fjalë, nuk i pretendon fare pronat.Hysni Hushi kërkon zgjidhje, duke theksuar, se prona e familjes së tij ka përfunduar në regjistra në emër të një njeriu të huaj, në një kohë që dy certifikatat e para, i janë lëshuar pa problem nga hipoteka. Ai kërkon korrigjimin e situatës dhe rikthimin e pronave në emrin e tij të ligjshëm.Pas instistimit të gazetarit të emisionit “Stop”,familjes Hushi iu zgjidh problemi.

Të Fundit