Emigrantët kthehen në atdhe, 11 mijë shtetas hynë nga Kapshtica në 24 orë

Pikat kufitare në Kapshticë dhe Qafë Thanë kane pasur fluks në rritje gjatë këtyre ditëve

Sipas të dhënave zyrtare, vetëm gjatë 24 orëve të fundit, 11 mijë shtetas kanë hyrë në Shqipëri nga Greqia përmes pikës kufitare të Kapshticës.

Për të përballuar këtë fluks, policia kufitare ka punuar me kapacitet të plotë, duke hapur gjashtë sportele, nga të cilët katër janë dedikuar hyrjeve. Kjo masë ka ndihmuar në shmangien e radhëve të gjata dhe ka mundësuar një proces të shpejtë dhe efikas për qytetarët që kalojnë në të dy anët e kufirit.

Edhe në pikën kufitare të Qafë Thanës, që lidh vendin me Maqedoninë e Veriut, janë regjistruar flukse të larta hyrjeje dhe daljeje gjatë dy ditëve të fundit. Policia kufitare ka punuar me orare të zgjatura për të siguruar mbarëvajtjen ne përpunimit në kohën e duhur të procedurave policore.

ëto masa vijnë në kuadër të përgatitjeve për festat e fundvitit, kur pritet që fluksi i hyrje-daljeve të rritet edhe më tej. Policia kufitare zyrtarisht ka bërë me dije se do të vijojë punën me angazhim maksimal për të përballuar situatat dhe për të siguruar lehtësimin e lëvizjes për të gjithë qytetarët.

Të Fundit