Gjykata e Romës ka vendosur që 12 emigrantët e ardhur në Shqipëri duhet të rikthehen në Itali. La Republica shkruan se gjykata ka refuzuar kërkesën për azil.
Po ashtu, theksohet se ky vendim është marrë në bazë të legjilacionit të Gjykatës Europiane. Sipas mediave vendase shkelen të drejtat e emigrantëve, pasi ende nuk dihen plotësisht kushtet në të cilat do të mbahen.
“Në fakt, emigrantët në qendrat përtej kufirit nuk mund të qëndrojnë dhe as të lihen të lirë në territorin shqiptar. Këtë e ka përsëritur edhe presidenti Edi Rama në intervistën e dhënë për Repubblica . Kështu emigrantët do të duhet të hipin sërish në një anije për t’u kthyer në Itali, në portin ku qeveria italiane vendos t’i lërë të zbarkojnë”, theksohet në artikull.
Sipas vendimit të Gjykatës së Romës, Egjipti dhe Bangladeshi konsiderohen vende të pasigurta dhe për këtë arsye emigrantët duhet të qëndrojnë në Itali.